Donnarumma trazon ‘gjakrat’ tek PSG, Navas në kërkim të alternativave të reja

Në ditët në vijim, gjërat duket se do të ndryshojnë te skuadra pariziene. E ardhmja e portierit Keylor Navas mund të ndryshojë, kur Paris SG të kompletojë transferimin dhe Gianluigi Donnarumma të firmos kontratën.

Edhe pse klubi francez i ka premtuar se do jetë portieri i parë, kostarikani Navas e di mirë se italiani Donnarumma nuk do nënshkruante për t’u bërë portieri i dytë. Ishi i Real Madridit ka kontratë deri më 2024 me PSG dhe largimi i tij do kushtonte 10 milionë euro.

Sakaq, raportohet se Roma dhe Juventus, janë disa nga skuadrat e interesuara për ‘gardianin’ Navas, që tani duhet të presë derisa të zyrtarizohet Donnarumma për të mësuar të ardhmen. Problemi qëndron, që Navas kërkon të jetë portier i parë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *