Dy muaj më parë nëna e dy fëmijëve Jamie Hilburn vendosi të bënte liposuction, një procedurë kirurgjikale konturuese që eliminon dhjamin e tepërt të depozituar në zonën e barkut.
Por nuk ja kishte marrë kurrë mendja që do të kthehej në një kalvar të vërtetë vuajtjesh.
Shtatzaniet e shpeshta kishin lënë gjurmë në trupin e saj dhe ajo dëshironte që për 28-vjetorin e saj të ndihej sërisht mirë me veten.
Priste që plaga të shërohej pak nga pak, por ditëlindja e 28 solli krejt të kundërtën sepse dhimbjet po bëheshin gjithnjë e më të forta dhe e reja shkoi menjëherë në urgjencë, ku mjekët vunë re se ajo ishte infektuar nga MRSA (Methicillin-resistant Staphylococcus aureus ). Në trupin e saj ishte zhvilluar dhe shumuar një baktere e rrallë e cila u reziston thuajse të githë antibiotikëve dhe “han” lëkurën nga brenda.