Donte të merrte një qen të ri 9-vjeçari mashtron babain e tij duke shkruar nga telefoni i nënës së tij

Një djalë nëntë vjeç mashtroi babanë e tij për të blerë një qenush duke imituar nënën e tij në mesazhe.
Noah Ley përdori fjalë si “dashuri” për ta bërë Kevyn (babain) të mendonte se ishte dakord.
Në mënyrë qesharake, Noah e vulosi marrëveshjen duke shkruar: “Kevyn merr vetëm një, fëmijët po qajnë”.
Familja kishte diskutuar për të marrë një qen të dytë kur Kevyn, 43 vjeç, i telefonoi gruas Janine, 40, për t’i thënë asaj se një “koker spaniel” i artë tetë javësh ishte në dispozicion për t’u kthyer menjëherë në shtëpi.
Infermierja dentare Janine tha se donte kohë për të menduar për të.
Por kur ajo nuk po shikonte, Noah i emocionuar mori telefonin e saj dhe vazhdoi bisedën përmes WhatsApp.

/the sun


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *