Dorëheqja e Alibeaj pas lokaleve/ Tabaku: Të reflektojmë!

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale si dhe dorëheqjen e kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Në një prononcim të shkurtër në hyrje të parlamentit, Tabaku tha se duhet bërë një reflektim i thellë në lidhje me situatën dhe duhet të gjenden gabimet brenda PD-së.

“PD duhet të ishte bashkë përtej interesave personale, të reflektojmë të mos presim, t’u japim kohë demokratëve dhe vetes se ku ne gabuam. Dorëheqja e Alibeajt ishte e papritur për mua, mbremë kam patur një takim me Gazment Bardhin, kemi diskutuar për këtë çështje”, tha Tabaku.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *