Dorëheqja e policëve në Veri, ish ministri i Punëve të Brendshme porosi për Kurtin: Dëgjoje Amerikën

Një vendim i Qeverisë së Kosovës se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat ilegale serbe për vetura, ka nxitur serbët në veri të Kosovës që të dalin nga institucionet e Kosovës, përfshirë këtu policinë, administratën gjyqësore e zyrtarë të tjerë serbë që ishin në institucionet e Kosovës, raporton Gazeta Blic.Së fundmi nga institucionet e Kosovës u larguan edhe Lista Serbe.

Gazeta Blic ka kontaktuar me ish- ministrin e Punëve të Brendshme Ekrem Mustafën, i cili ka pasur disa porosi për shefin e Qeverisë së Kosovës Albin Kurti.Largimin e policëve nga ajo e pjesë e Kosovës, Mustafa nuk po e sheh problem të madh, duke thënë se qeveria me urgjencë duhet të emëroj ushtruesin e detyrës së komandantit të policisë në veri të vendit.

Sipas tij, ajo pjesë e Kosovës momentalisht i ngjan një anarkie dhe se kjo situatë nuk duhet lejuar nga institucionet qendrore të vendit.

“Qeveria duhet të emëroj shefi ne ri të policisë atje nuk shoh ndonjë problem sa i përket emërimit të tij për shkak se janë një pjesë e vogël e serbëve që kundërshtojë institucionet e Kosovës sit ë them 20 përqind që janë të ndikuar nga politika”, thotë Mustafa.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovë pas kësaj situate duhet të bashkëpunoj ngushtë me aleatin kryesore Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“Qeveria e Kosovës ka bërë njëfarë kamuflimi të vendimit për targat duke dhënë afat 6 mujore, ku serbët mjaftueshëm kanë pasur kohë për shndërrimin e tabelave në RKS… por në krejt këtë situatë duhet bashkëpunim i ngushtë me SHBA, për të dal nga gjendja e krijuar ”, thotë ai ndër të tjera.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *