Dorëheqja e Tom Doshit/ Celibashi tregon se çfarë do ndodhë me kërkesën e tij

Deputeti dhe kryetari i PSD, Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga mandati i tij i deputetit. Me anë të një letre, Doshi ka vënë në dijeni KQZ-në dhe ka kërkuar zëvendësimin e tij në listat e kandidatëve.

I pyetur mbi dorëheqjen e Tom Doshit, kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u shpreh se është akoma herët dhe nuk e kanë vlerësuar kërkesën, por shtoi se do të procedohet sipas parashikimeve të kodit.

“Akoma nuk e kemi vlerësuar, është shumë herët për ta vlerësuar këtë kërkesë, do trajtohet sipas kodit” tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *