Dorëhiqet Gledis Nano, shkak zhdukja e Martinajt

Drejtori i Policisë së Shteti, Gledis Nano është larguar nga detyra.

Burime për median bëjnë me dije se arsyeja e dorëheqjes së tij është bërë ngjarja e rënë në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinaj e cila ende rezulton e pa zbardhur.

Kujtojmë se ngjarjet kriminale në vend kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm dhe se kaq ka mjaftuar që shefi i policisë së Shtetit të dorëhiqet.

Nano i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarizimi i largimit nga detyra do të bëhet pasnesër (ditë e mërkurë) në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku do të jepet edhe emri i drejtorit të ri.

Gledis Nano mori drejtimin e Policisë së Shtetit në tetor të 2021-ës pas problemeve që i paraprinë Ardi Veliut në drejtimin dhe menaxhimin e trupës policore. Nano më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Anti-Terrorit dhe spikati me operacionin për evakuiimin e shqiptarëve që ndodheshin në kampin Al-Hol në Siri./dosja

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *