Kreu i degës së Rithemelimit në Korçë, Devis Osmani ka dhënë dorëheqjen sot nga drejtimi i selisë blu. Mësohet se dorëheqja e tij është e parevokueshme dhe shkak janë bërë arsyet personale. Kujtojmë se Osmani ka qenë pjesë e Rithemelimit të Berishës, pas ndarjes nga Partia Demokratike.
Ai u zgjodh drejtues i degës në zgjedhjet e prillit të viti 2022 ku u shpall fitues me 48% të votave.