Dorëhiqet presidenti i Bankës Botërore

Presidenti i Bankës Botërore David Malpass ka deklaruar se do të largohej nga posti përpara fundit të qershorit, disa muaj pasi u përplas me Shtëpinë e Bardhë lidhur me ngrohjen globale. Sipas Reuters, Malpass, i emëruar nga ish-presidenti Donald Trump, nuk dha asnjë arsye specifike për tërheqjen e tij nga posti.

Sekretarja e Thesarit Janet Yellen tha se Shtetet e Bashkuara së shpejti do të emërojnë një zëvendësues për Malpass dhe presin që bordi i bankës të ndërmarrë një proces transparent, të bazuar në merita dhe të shpejtë të emërimit për presidentin e ardhshëm të Bankës Botërore.

Sipas traditës shumëvjeçare, qeveria amerikane zgjedh kreun e Bankës Botërore, ndërsa liderët evropianë zgjedhin drejtuesin e partnerit të saj më të madh, Fondit Monetar Ndërkombëtar. Malpass mori drejtimin e Bankës Botërore në prill 2019 pasi shërbeu si zyrtari më i lartë për çështjet ndërkombëtare në Thesarin e SHBA në administratën Trump. Në vitin 2022, Banka Botërore angazhoi më shumë se 104 miliardë dollarë për projekte në mbarë globin, sipas raportit vjetor të bankës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *