Dorëshkrimi i Ajnshtajnit për teorinë e relativitetit shitet për një shifër rekord

Një dorëshkrim në të cilin Albert Ajnshtajn përgatiti teorinë e tij të relativitetit të përgjithshëm është shitur në një ankand në Paris për një vlerë rekord prej 11.6 milionë eurosh.

Të dhënat e mëparshme për shitjet e dorëshkrimeve të Ajnshtajnit ishin 2.8 milionë dollarë (2.4 milionë euro) në 2018 në Nju Jork për një letër për Zotin dhe 1.56 milionë dollarë (1.39 milionë euro) në 2017 në Jerusalem për një letër për sekretin e lumturisë.

Dokumenti i shitur të martën, i cili ishte vlerësuar për një shifër mes 2 dhe 3 milionë euro, u shit për 11.6 milionë euro.

Ndryshe nga dy rekordet e mëparshme, ai është një dokument pune shkencor, gjë që e bën të rrallë.

Është një dorëshkrim-autograf me 54 faqe i shkruar në 1913 dhe 1914 në Zyrih, Zvicër, nga fizikani me origjinë gjermane dhe bashkëpunëtori dhe i besuari i tij, Michele Besso.

Autografet shkencore të Ajnshtajnit nga kjo periudhë dhe në përgjithësi përpara viti 1919 janë shumë të rrallë, bëjnë me dije nga shtëpia e ankandeve ‘Christie’s’, ku u shit dorëshkrimi.

Sipas ‘Christie’s’, është falë Michele Besso që “dorëshkrimi ka mundur të mbërrijë deri tek ne: Ajnshtajni ndoshta nuk do të shqetësohej të ruante atë që mund t’i ishte dukur si një dokument pune”.

Pas teorisë së tij të relativitetit special, e cila çoi në demonstrimin e formulës së famshme E=mc² në 1905, Ajnshtajni filloi të punonte në një teori të relativitetit të përgjithshëm.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *