Ambasadorja e Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka uruar Bajram Begajn për postin e Presidentit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kim shkruan se mezi pret që të bashkëpunojë me presidentin për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri
“Urime Bajram Begajt për inaugurimin e tij si President i ri i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë me Presidentin Begaj për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s”, shkruan ajo.