“Dorëzohet” Berisha/ Heq firmën nga kërkesa për mocion me debat, ja shkaku

Ish-kryeministri, Sali Berisha doli para kamerave duke firmosur më 13 Maj një kërkesë për mocion urgjent me debat me kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratat e tij publike për Bashkimin Europian. Sakaq, më vonë ai ka kërkuar edhe votim për njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, rezolutë që po ashtu u rrëzua me shumicë votash në Kuvend.

Por mesa duket Berisha është tërhequr, pasi shiç shihet edhe në foto në kërkesën e deputeteve të opozitës që është protokolluar në Kuvend me nr. 1802, datë 13.05.2022, mungon firma Berishës.

Në dokumentin e dorëzuar zyrtarisht në Kuvend është hedhur vetëm firma e Petrit Vasilit, Erisa Xhixhos, Monika Kryemadhit, Tritan Shehut, Edmond Spahos, Oerd Bylykbashit, Albana Vokshit, Belind Këllicit, Edi Palokës dhe Flamur Nokës. Ndërsa, firma e Berishës nuk duket askund

Duke qenë se kërkesa nuk është firmosur nga Sali Berisha ajo është përfshirë menjëherë në procedurë parlamentare dhe do të shqyrtohet nga Konferenca e Kryetarëve më datë 17 Maj, ora 10:00, për t’u parë nëse do të kalohet nga socialistët.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *