Dorëzohet Chelsea, Blutë shesin Armando Brojën

Armando Broja ka arritur marrëveshjen personale me West Ham. Mediet në Britaninë e Madhe bëjnë me dije se klubi tjetër londinez ka ofruar 38 milionë euro për 20-vjeçarin shqiptar, me Chelsea që është bindur nga shuma e fundit e ofruar.

Express Sport në Londër tregon se Broja dhe Chelsea janë dakordësuar për një shitje përfundimtare këtë verë, duke mos pranuar huazimin.

“Chelsea dhe Armando Broja kanë rënë dakord që një largim i përhershëm do të ishte më i dëshirueshëm se një huazim këtë verë. Sulmuesi besohet se ka këmbëngulur për një zgjidhje të përhershme pas një huazimi të frytshëm te Southampton sezonin e kaluar, ku ai shënoi gjashtë gola në Premier League”, vijon më tej media angleze”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *