Dorëzohet në Policinë e Tiranës ish-zyrtari i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi, i akuzuar për gjobëvënie ndaj zyrtarëve të lartë të policisë.
Selimi u paraqit mëngjesin e kësaj të premtes i shoqëruar nga avokati i tij ku pritet të merret në pyetje nga Krimi Kibernetik në lidhje me akuzat ndaj tij.