Fansat dhe mbështetësit e tij jashtë e cilësojnë si “luan”, por duket se cdo ditë e më tepër Luizi po lodhet nga situatat e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”. Pas debatave dhe provokimeve të vazhdueshme nga të gjithë banorët, këngëtari ka filluar të mendojë largimin nga shtëpia.
Në një bisedë me Kiarën, ai ka treguar se nuk duron dot më pasi i ka të gjithë kundër dhe është i vetëm përballë tyre. Ndër të tjera, Luizi u shpreh se nuk është i pathyeshëm dhe i paprekshëm dhe se 3 muaj qëndrim janë shumë.
“Dua të dal për Zotin. Nuk besoj se e fitoj kështu që… Do duroj sa do duroj, por s’mban më. Të gjithë kundër, rrinë lëshojnë nga një kunjë çdo ditë për të parë ku jam. Do vijë një moment kur do më zënë ngushtë. Tre muaj janë shumë, s’dihet kush vjen. I kam të gjithë bashkë kundër, s’di çfarë të bëj më. Nuk jam as i pathyeshëm, as i paprekshëm, as më i forti, jam ky që jam. Nuk mund të luftoj kaq gjatë.”– tha ai.
Nga ana tjetër, Kiara i dha kurajo dhe i tha të vazhdojë betejën për të fituar çmimin e madh.