Deputetja e PD, Grida Duma ka dorëzuar pak minuta më parë mandatin, ku në një deklaratë për mediat e ka cilësuar këtë si një vendim jo të lehtë.
Duma tha se ndonëse nuk i është larguar kurë përgjegjësisë dhe betejës, është goditur poshtë brezit ku theksoi se kjo ka lënduar dhe djalin e saj.
Sakaq shtoi se nuk mund të qëndronte në politikë por nuk donte përfaqësimin e saj, vetëm për të mbijetuar.
“Më e thjeshta do të ishte që të kisha qëndruar. Ka nga ata që po presin skutave të përgjojnë për shansin e tyre të humbur t’i ndrijnë parave. Mund të qëndroja thjesht për të mbijetuar, mund të bëja sikur nuk e shoh luftën e jashtme, por shumë vite në politikën e vijës së parë, nuk i jam larguar përgjegjësisë dhe as betejës, madje kam qenë e para. Sot do t’ju them që ka një gjë që nuk do t’ia fal kurrë politikës së llumit. Ky ndoshta do të jetë pengu i jetës time. Goditja që bënte politika për mua poshtë brezit, godiste çdo ditë e më tepër tim bir. Do t’i shfaqen shumë gogësima edhe atij, fytyra me shumë fytyra që duket sikur buzëqeshin, por janë zgërdhirje. Skërtalat e pështymës së tyre na bien të gjithëve. Nuk e kam lënë dhe nuk e kam lënë betejën me kolegët e mi, atëherë kur vendimet e gabuara të lidershipit nga lënia e mandateve e tek të tjera, e goditën fort PD-në. Atëherë u quajt kualitet”, tha ajo.