Borusia e Dortmundit regjistroi një hap fals në javën e 24 të Bundesligës, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Shalkes, duke i dhënë mundësinë Bajernit që të shkëputet në krye me 2 pikë.
Pavarësisht se kaluan 2 herë në avantazh, verdhezinjtë e trajnerit Terziç, nuk arritën ta menaxhonin siç duhej rezultatin, duke dalë nga kjo transfertë me vetëm 1 pikë.
Shoterbek hapi serinë e golave në minutën e 38. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1. Vendasit gjetën baraspeshën në minutën e 50 me Bulter, ndërkohë që Dortmundi shënoi sërish me Guerreiron në minutën e 60, por ky gol nuk mjaftoi për të sjellë triumfin, pasi në minutën e 79 ishte Karaman që vulosi shifrat në 2-2.
Me këtë barazim, Dortmundi ngjitet në kuotën e 50 pikëve, 2 më pak se kryesuesit e Bajrenit, teksa vendi i tretë mbahet nga Lajpcigu me 45 pikë.