Dosja ‘339’/ Mbyllet gjykimi për krimet zgjedhore, gjykata vendos burg për 21 komisionerët e Shijakut

Mbyllet gjykimi për dosjen 339 në Gjykatën e Durrësit. Në përfundim të këtij gjykimi, janë dënuar me burg 21 komisionerë të Shijakut, për akuzën e krimeve zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2017.

Prokuroria e përfaqësuar nga Afrim Shehu kërkoi dënim me burg dhe gjykata vendosi t’i shpallë fajtorë për akuzat. Ndërkohë, disa prej të pandehurve kanë pranuar fajin dhe kanë përfituar ulje me 1/3 e dënimit.

EMRAT:

Shpëtim Marku, dënohet 2,6 vjet, ulet në 1.8 vjet

Redi Hysa, 2.6 vite, i mbetën 1.8 vite

Indrit Bici, 2.6 vjet, i mbetën 1.8

Orkida Lala, 1.6 vite, mbeten 1 vit nga gjykimi i shkurtuar.

Jakup Bregu, 2.6 vite, i mbeten 1.8 vite burg.

Qemal Domi dënohet me 3 vite burg, i mbeten 2 vite plus 4 vjet me kusht

Qemal Domi, dënohet me 1.6 vite, i mbetet 1 vit

Amarild Zeza, dënohet me 4 .6 vite burg, i mbeten 3 vjet

Të gjithë të tjerët janë dënuar me tre vjet heqje lirie, iu mbeten 2 vjet dënim nga gjykimi i shkurtuar. Përveç dënimit me burg gjykata Durrës ka vendosur të dënojë edhe me heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet të gjithë ish-komisionerët.

21 komisionerë të përfshirë të partive kryesore dhe më të vogla, PS, PD, LSI dhe PR, 8 janë në arrest shtëpie. 14 prej tyre janë nga opozita (PD, LSI, PR) dhe 7 nga PS. Mësohet se 11 nga komisionerët janë në burg, 8 janë në ‘arrest shtëpie’ dhe 3 po hetohen në masën ‘detyrim paraqitje’.

I hetuari i 22-të është një qytetar, që akuzohet se ka votuar në emër të personave të tjerë që kanë qenë në emigrim, jo në Shqipëri.

Sipas SPAK, që udhëhoqi hetimet ne vitin 2020, në qendrën e votimit në Shetel, ata kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur pranë tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Prokuroria e Posaçme thotë se ka provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 22 persona të cilët nuk kanë qenë në Shqipëri, ditën e zgjedhjeve.

I njëjti skenar është zbatuar edhe në dy qendrat e votimit në fshatin Rubjek. Në njërën prej tyre është votuar për 7 shtetas që nuk kanë qenë në Shqipëri ndërsa në tjetrën për 23 persona, edhe ata jashtë vendit tonë ditën e zgjedhjeve.

I përfshirë ka qenë edhe shtetasi Armelin Zeka, që ashtu si edhe komisionerët zgjedhor akuzohet për veprën penale të “Votimit më shumë se një herë ose pa u identifikuar.

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1508

Shpëtim Stafa-PD-kryetar

Elidon Stafa-PS-kryetar

Ramiz Tuda-PS

Alfred Marku-PD

Ervis Biba-PD

Emilijan Tuda-LSI

Redi Hysa-PR

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1335

Bashkim Allushi-PS-kryetar

Jakup Bregu-PD-sekretar

Altin Lala-PS

Kasem Lala-PS

Kujtim Uruçi-PD

Zyhra Lala-LSI

Qemal Domi-PR

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1336

Basir Bregu-PD-kryetar

Indrit Bici-PS-sekretar

Agim Lala-PS

Qazim Lala-PD

Oriada Lala-LSI

Bujar Sula-PD

Mehdi Lala-PR

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *