Për të shtatën herë radhazi, seanca në Apel për deputetin demokrat Ervin Salianji është shtyrë.
Edhe kësaj here shkak bëhet mungesa e trupës gjykuese, pasi Apeli ka njoftuar se një prej anëtarëve nuk do marrë dot pjesë në seancën e sotme.
Njoftimi i Gjykatës:
Sot, më datë 16.01.2023 ora 13:30, është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj.
Ju komunikojmë se dhe sot, për arsye objektive, një nga anëtarët e trupit gjykues nuk do të jetë i pranishëm.
Në kushtet e mësipërme, seanca gjyqësore nuk do të mund të zhvillohet.
Dita dhe ora e seancës së ardhshme do të komunikohet sapo të caktohet.
Kujtojmë që deputeti Salianji është marrë si i pandehur për shkak të kallëzimeve të tij, të pretenduara si të rreme, për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike të Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafajt.