Dosja e Iliaz Çalit/ Flet borxhliu i 1 milion eurove, ul shifrën në hetuesi

Ende nuk ka një person të dyshuar në lidhje me vrasjen e Iljaz Çalit, nga ana e policisë dhe prokurorisë.

Sakaq në pyetje janë marrë dhjetë persona, ku katër prej tyre janë të dyshuar se mund të kenë informacion në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme policia ka marrë në pyetje edhe 50 vjeçarin, me iniciale RR.D. Ky i fundit sipas familjarëve të viktimës i ka rreth 1 milion euro borxh.

Por gjatë marrjes në pyetje, 50 vjeçari e mohon borxhin duke thënë se i ka vetëm 350 mijë euro borxh, kjo sepse i kishte marrë minierën e kromit në Bulqizë për të punuar.

Burimet për media bëjnë me dije se 50 vjeçari u ka thënë prokurorëve se vëllezërit Çali ia kanë dhënë vetë minierën në përdorim, si dhe ky i fundit është tërhequr sepse puna nuk ka ecur sipas planit.

“Një pjesë e mirë e kromit gjendet ende në galeri dhe unë atyre u kam vetëm 350 mijë euro borxh dhe jo 1 milion euro. Gjatë natës së atentatit kam qenë në shtëpi”, mësohet t’i ketë thënë ai prokurorëve.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *