SPAK ka çuar drejt përfundimit dosjen për koncesionit të sterilizimit, kjo e firmosur nga Ilir Beqaj, në periudhën kur ka qenë Ministër i Shëndetësisë.
Bëhet me dije se kjo është një ndër dosjet më të bujshme dhe ndër të parat që i është dorëzuar në SPAK.
Ndërkohë, pritet që gjykata e Posaçme të dalë me një vendim për personat e akuzuar me këtë koncesion, ndër ta pritet të jenë edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë, të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyrë.