Dosja e kryebashkiakut të Lezhës kalon për shqyrtim në GJKKO

Frrokaj dhe zyrtarët e tjerë akuzohen për “shpërdorim detyre”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Po ashtu mësohet se gjykata ka pranuar edhe kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Tetorin e vitit te kaluar, Gjykata e Apelit në Shkodër gjeti fajtorë dhe dënoi me nga tre vjet burg ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, dhe ish-kryetarin e qarkut Lezhë, Gjok Ndoka, të akuzuar për tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Shëngjinit.

SI NISËN HETIMET

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017, kur në Prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metër katrorë tokë shtetërore ranishte, që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve. Bashkia Lezhë dhe Këshilli i Qarkut Lezhë nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare, pavarësisht se në realitet (tokat) janë mal dhe ranishte, i kanë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemëtore”.

Sipas vendimit për sekuestrim, parcelat ishin regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas Gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë. Krahas Frrokajt, mes 20 personave të marrë të pandehur ka qenë edhe xhaxhai i ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka, Gjon Ndoka.

Ky i fundit është akuzuar për tjetërsim të pronave në Kune dhe Mal të Reçit në Lezhë. Mes të pandehurve është konstatuar edhe emri i Bledar Carës, ish-kryeregjistruesit të Hipotekës Lezhë, që dilte në përgjimet e bëra nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe për dosjen e arrestimit të 44 personave. Fillimisht në këtë çështje së bashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në Gjykatë dosja u dërgua për 18 persona.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *