Prokuroria e Tiranës shpall mos kompetencë, ia kalon SPAK dosjen e Onkologjikut.
Skandali te Onkologjikut dyshohet për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal.
Mjekët e Onkologjikut nuk i trajtonin pacientët aty në spital por i dërgonin në privat.
Dosja ka kaluar në SPAK para tre ditësh dhe vendimi për shpalljen e mos kompetencës është marrë nga prokurori Bledar Valikaj.
Ai ka vendosur që këtë çështje t’ia kaloj SPAK për hetime më të thella.