Dosja hetimore e Fredi Belerit/ Omonia denoncon: Ka falsifikime, ditët në vijim nxjerrim provat dhe emrat konkretë

Organizata Omonia denoncoi sot dhe shprehu indinjatë për ato që i cilëson falsifikime në dosjen hetimore të Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës i cili aktualisht ndodhet pas hekurave për shitblerje votash në zgjedhjet e 14 majit.

Omonia deklaron se ditët në vijim opinionit publik do t’i vihen në dispozicion provat e këtyre falsifikimeve dhe emrat konkretë që janë përfshirë në falsifikim si edhe rrethana të tjera tepër të rënda që implikojnë segmente të policisë së shtetit dhe drejtësisë në këto akte të paprecedenta.

“OMONIA Himarë shpreh indinjatën e thellë dhe shqetësim për falsifikimet e bëra në dosjen hetimore të Fredi Belerit si edhe vijimin e tyre edhe ditët e fundit.

Çdo tentativë apo veprim i bërë nga organet e drejtësisë me qëllim manipulimin e provave dhe fakteve të administruara në dosje do të denoncohen me forcë brenda dhe jashtë vendit në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.

Ditët në vijim opinionit publik do t’i vihen në dispozicion provat e këtyre falsifikimeve dhe emrat konkretë që janë përfshirë në falsifikim si edhe rrethana të tjera tepër të rënda që implikojnë segmente të policisë së shtetit dhe drejtësisë në këto akte të paprecedenta”, shprehet Omonia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *