Dosja Inceneratori/ Nis seanca për të arrestuarit nga SPAK, 9 persona dalin para gjykatës

Nis seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj 9 personave të vënë nën akuzë, në lidhje me abuzimin me koncesionarin e inceneratorit të Fierit.

Kërkesa pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Do të dalin para gjykatës për tu njohur me vendimin e gjykatës: Pëllumb Abeshi, Azem Shateri, Florjan Muçaj; Erjon Murataj, Sabina Cenameri, Etleva Kondi, per dy të fundit SPAK ka kërkuar arrest shtëpie.

Të gjithë këta persona janë akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Sakaq, përpara gjykatës përveç Lefter Kokës, do të dalë edhe Klodian Zoto, administratori i kompanisë koncesionare si dhe Arenc Myrtezani që kreu punimet për ndërtimin e inceneratorit.

Akuza mbi këta të fundit është korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë e vendorë, pastrim parash.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *