Prania e emrit të Dom Doshit në listën e zezë të DASH dhe takimet e shpeshta të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim dhe kryekomisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin bënë që më 22 mars KQZ t’i kërkojë njësisë së dekiminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme verifikim.
Edhe pse Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen nga mandati ditën e sotme Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje KQZ. Së bashku me të dhënat që nuk bëhen ende të ditura, Prokuroria i thotë KQZ-së që është ajo që vendos nëse ka shkelje të ligjit për dekriminalizimin.
Por çfarë gjeti Prokuroria e Përgjithshme në dosjen e Doshit?
Rekordet nga Prokuroria:
Rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë më 25.05.1990, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor për kundërvajtjen penale “Sjellje së padenjë në shoqëri” duke u dënuar me 1 vit heqje lirie.
Ndërkohë Tom Doshi nga verifikimet e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton i hetuar apo i akuzuar për veprat penal:
– Plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe “sjellje e padenjë në shoqëri” më 26.02.1990.
– Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime, manifestime të paligjshme” më 20.01.2012.
– Goditje për shkak të detyrës, më 13.03.2008.
-Kallëzim i rremë, deklarim i rremë para prokurorit dhe kanosje për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë, më 20.03.2015 nga Prokuroria e Përgjithshme.
– Refuzim për deklarimin, mos deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive dhe interesave private të personave të zgjedhur dhe nën punësve publik.
Rezulton të ketë qenë i ndaluar për “kallëzim të rremë” nga data 26.03.2015 deri më 28.03.2015 pasi gjykatat u ka caktuar masën “arrest shtëpie”
Rezulton të ketë qenë i arrestuar në burg në Durrës si i dyshuar për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje më 26.02.1990.
Rezulton të ketë qenë me masë sigurie personale:
“Arrest në shtëpi” më 28.03.2015 për “Kallëzim të rremë” “Kanosje për deklarime të rreme.
– “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, 28.04.2015 “Kallëzim i rremë”
-Rezulton të jetë “Non Grata” në SHBA.
/Priza.al/