Krimet e pasionit në rajonin juglindor të vendit tonë, në zonën e Korçës, kanë tronditur shoqërinë tonë. Bilanci flet për ngjarje që kanë prodhuar shumë viktima të rrethanave të ndryshme por me të njëjtën shkak, lidhjet dashurore. Viktimat dhe autorët nuk kanë pasur më parë ndonjë konflikt që lidhet me drogën prostitucionin aq më tepër me vepra penale të tyre i vetmi mëkat i tyre ishte DASHURIA.
Vrasja e 26-vjeçarit Martin Çeços pak ditë më parë në Maliq të Korçës, tronditi opinionin publik, pasi trupi i të riut u gjet i hedhur në rezervuar nga tre autorët e krimit. Policia arrestoi si përgjegjës së krimit tre shtetasit Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj. Arsyeja e vrasjes së të riut, sipas versionit zyrtar të policisë, është një vajzë.
Martin Çeço, prej disa kohësh kishte krijuar një lidhje dashurie me 18-vjeçaren Martina P., e cila kishte një lidhje paralele me njërin nga autorët, 38-vjeçarin Bleti Angjo. Pas disa kërcënimeve që i bëmë të riut, 3 autorët gjatë mesnatës së 12 qeshorit, e mbytën me litar Martin Çeçon, dhe më pas trupin e tij e hodhën në rezervuarin e fshatit. Ekzekutuesit, tentuan që ngjarjen ta bënin të dukeshe si vetëvrasje, pasi lanë shapkat e të riut në buzë të rezervuarit. Por mbikëqyrja e trupit të viktimës, u dallua edhe shenja e lënë e litarit, dhe më pas u bë zbulimi i plotë i ngjarjes, dhe arrestimi i autorëve të krimit monstruoz.
Priza.al përvecc këtij rasti do të rendis edhe disa të tjerë
Vrasja e 7 vjeçarit Alberto Xhihani nga e dashura e xhaxhait
E konsideruar si një nga vrasjet më monstruoze në vend, është vrasja e vogëlushit Alberto Xhihanit në një fshat të Korçës. Vrasja makabre e 7-vjeçarit Alberto Xhihani, ndodhi më 4 shtator të vitit 2003 në fshatin Vidodohë të Korçës, kur Liljana Mulliri, atëherë 39 vjeçe, e zhgënjyer nga lidhja intime me xhaxhain e viktimës, u hakmor duke vrarë të miturin. Pasi e qëlloi fillimisht me një garuzhde pas koke, pak çaste më vonë ajo e ka copëtuar të miturin me sëpatë dhe pasi e ka ndarë trupin në disa copa, e ka futur në qese dhe e ka hedhur fillimisht në pusin e fqinjit. Pas kësaj një pjesë të copave pas disa ditësh i nxori për t’i varrosur diku pranë banesës, ku dhe u gjetën dy vjet më vonë. Gjetja e eshtrave dhe disa copave të rrobave të fëmijës bëri që të rihapeshin hetimet, pas të cilit u vu në pranga Liljana Mulliri për krimin, ndërsa i dashuri i saj, Gentian Xhihani, xhaxhai i fëmijës, u prangos për moskallëzim krimi. Ngjarja u zbardh pas përgjimit të tabulateve telefonike mes Liljanës dhe Gentianit. Liljana Mulliri u dënua me 25 vite burg për vrasjen e 7-vjeçarit. Në një intervistë të disa viteve më vonë, Liljana Mullirri deklaronte nga burgu, se vrasjen e kreu për tu hakmarrë ndaj xhaxhit të viktimës, pasi ky i fundit e kishte përdhunuar në sy të djalit të mitur. “Unë jetoja mirë ekonomikisht. Kisha edhe një familje të rregullt. Gentianin e kam pasur të dashur, pasi ai më kërcënonte. Jam penduar për këtë se shkatërrova familjen. Gentiani më kërkonte para për të blerë makinë. Nuk dija si t’ia bëja, ndërsa ai sillej gjithnjë e më ashpër me mua. Më kishte përdhunuar disa herë, këtë veprim ndoshta e bënte që të më merrte sa më parë paratë. Kishte disa kohë që nuk doja të shkoja me të, por pak ditë para krimit ai më përdhunoi para syve të djalit tim të vogël, veprim pas të cilit doja vetëm hakmarrje. Duke mos e menduar gjatë, bëra atë që bëra… jam e bindur që nuk ishte ajo zgjidhja. Në momentin që njeriu bën një krim të tillë, nuk duhet të llogaritet më mes njerëzve”, tha ajo.
Vrasja e 35-vjeçares Eliverta Çoçka nga ish i dashuri, pasi nuk e pranonte lidhje e saj
Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në rajonin juglindor, në 30 shtator të 2012. Eliverta Çoçka u ekzekutua nga ish i dashur i saj, në afërsi të një pylli. 35-vjeçarja ishte në shoqërinë e një personi tjetër teksa u qëllua me çifte për vdekje, së bashkë me Feridon Bollgurin, nga 52-vjeçari Viktor Rozani. Duket se lidhja e re e krijuar nga Eliverta, nuk u prit mirë nga Rozhani, i cili vendosi ti vriste të dy të dashurit, dhe më pas vrau veten me armën që kreu krimin e dyfishtë.
E dashura refuzoi të divorcoheshe, Latollari e ekzekutoi bashkë me tre persona të tjerë
Një tjetër krim pasioni ndodhi në fshatrat e Korçës, ku Bashkim Latollari, pasi i kërkoi të dashurës së tij, Danjela Muçollari që të divorcoheshe nga bashkëshorti, dhe kjo e fundit e refuzoi kërkesën e tij, u bë shakak për 4 vrasje. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 7 janarit të 2014, në fshatin Gjonomadh të Korçës. Bashkim Latollari për shkak të prishjes së lidhjes intime me të dashurën e tij, arriti deri në çmenduri duke ekzekutuar në gjumë çiftin Beliman dhe Danjela Meçollarin si dhe çiftin tjetër të bashkëshortëve: Rexhep dhe Valentina Metellarin, të cilët 40-vjeçari i bënte përgjegjës për prishjen e lidhjes së tij.
Dyshonte se fëmija nuk është i tij, Edmond Fiqi vrau familjen e tij
Dyshimet se bashkëshortja e kishte tradhtuar, dhe fëmija 1-vjeçar nuk ishte i tij, krijuan një nga tragjeditë më të mëdhaja të ndodhura në vendin tonë gjatë viteve të tranzicionit, pasi një familje u shua e gjitha. Një vrasje e trefishtë tronditi fshatin e Boboshticë së qytetit të Korçës. Edmond Fiqi 50 vjeç, ka qëlluar me automatik bashkëshorten e tij Albina Fiqi 40 vjeç dhe fëmijën e tij 1 vjeç. Pasi ka vrarë 2 pjesëtarët e familjes së tij, Edmond Fiqi ka qëlluar edhe në drejtim të vetes./ A.D. Priza.al
* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*