Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor komunikoi se do të riformatohet fatyra e taksave të automjeteve. Në një njoftim në faqen zyrtare, DPSHTRR bën me dije se fatura e re do të përmbajë dhe elementët e sigurisë si dhe leximin mes kodeve.
Kjo faturë do të përmbajë informacion të plotë për mënyrën si taksohet mjeti rrugor, taksa e luksit, taksa e thjeshtë, udhëzimin për çregjistrimin provizor, riaktivizimin e mjetit të qarkullimit, përjashtimin nga taksat, etj.
NJOFTIMI I PLOTË:
Riformatojmë faturën e taksave të mjetit rrugor për të mirëorientuar taksapaguesin, kontrollin rrugor (brenda e jashtë vendit), shoqëruar me informacion të plotë mbi si taksohet mjeti rrugor, si përcaktohet taksa e thjeshtë (TVMP) apo taksa e luksit (TVML), çdo udhëzim mbi çregjistrimin provizor, riaktivizimin e mjetit për qarkullim, afatet e taksave dhe kontrollit teknik të mjetit, çregjistrimi i përhershëm, përjashtimi nga taksat, etj. Për një drejtues mjeti sa më të ndërgjegjësuar mbi detyrimet dhe të drejtat, të mbrojtur në çdo rast verifikimi, të ndihmuar për paqartësitë dhe të qartë me legjislacionin! Faturës i shtohen edhe elemente sigurie dhe leximi mes kodeve!
/Priza.al/