DPSHTRR publikon shifrat: Nga 182 shoferë të regjistruar për të rimarrë patentën, vetëm 13 kanë kaluar

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar sot shifra nga rezultatet e provimeve për personat që kanë tentuar rifitimin e patentës pas humbjes së gjithë pikëve për shkak të shkeljeve të bëra.

Në njoftimin e publikuar nga faqja zyrtare e institucionit, bëhet me dije se nga 182 riregjistrime të kryera në total, vetëm 13 prej tyre kanë arritur ta rifitojnë patentën ose thënë ndryshe vetëm 6.5%. Më tej në njoftim thuhet se personat të cilët konsiderohen si shkelës të rëndë të rregullave të riqarkullimit do duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë.

Njoftimi i Plotë nga DPSHTRR:

Nga 182 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Leje Drejtimit, vetëm 13 veta kanë rifituar Leje Drejtimin, ose sa 6.5%!

Vetëm 3 kalues në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit, në seancën e 10-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë (6 Qershor 2022), nga 20 kandidatë për këtë seancë, ku u paraqitën në sallë vetëm 12 veta! S’KA SHPËTIM përveç RIEDUKIMIT për ata që ne i konsiderojmë kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!

Koka bën, koka pëson!

Konkluzioni: respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin e Normave të Sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës, të dyja testet nën e-Monitorim

Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon. Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja‼️

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *