Dy projektligje të reja synojnë të ashpërsojnë masat ndëshkuese për shkelësit e ligjit, të cilët u shesin ose ofrojnë duhan të rinjve nën 18-vjeç.
Gjoba pritet të variojë nga 500 mijë lekë dhe deri në 8 vite burg, për të gjithë ata persona që i shesin duhan, cigare elektronike, nargjile, puro apo lloje të tjera duhani personave nën 18-vjeç. Po ashtu propozohet që në të gjitha pikat e shitjes të vendoset në një vend të dukshëm tabela ku të shkruhet: “Ndalohet shitja e produkteve te duhanit, cigareve elektronike, shishave/nargjileve personave nen 18 vjeç”.
Nëse këto rregulla nuk zbatohen, parashikohen gjoba dyfish më të larta