Tashmë prej 6 ditësh Deçani është në një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të helmimit që ka prekur më shumë 1500 qytetarë. E konsideruar si një “fatkeqësi e madhe” duket se ka prekur edhe familjen e Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se edhe ai ka qenë në mesin e të helmuarve në Deçan. Ai ka konfirmuar se edhe vet ka pasur simptoma por jo të mëdha. “Të them të drejtën nuk kam pasur simptoma të mëdha, kam pasur pak por jo të mëdha/ Fëmijët e motrës Antigonës po. Shumë të afërm. Nuk është diçka që shpjegohet si gjendje”, tha ai.
Haradinaj tha se ka një qetësim të gjendjes. “Është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore që jep shpresë se do të ndërpritet kjo gjendje. Situatë mjaft e çuditshme dhe jo e zakonshme. Sidomos dy ditët e para kanë qenë të rënda. I kam parë njerëzit duke vuajtur e veçanërisht ishte e dhimbshme t’i shohësh fëmijët duke vuajtur”, tha ai.
Për të zbuluar shkaqet e kësaj fatkeqësie, qeveria e Kosovës po mbështetet edhe nga ekspertët e ushtrisë amerikane, pjesë e misionit të KFOR-it, të cilët po bashkëpunojnë me FSK-në për gjendjen emergjente.
/Priza.al/