Drejt Kuvendit, Duma: Nuk duhen bojkotuar institucionet, në seancë do ta shihni se si do të votoj për Begajn

Deputetja, Grida Duma tha se opozita nuk duhet ta bojkotonte seancën e sotme parlamentare ku do të zgjidhet Presidenti i ri.

Jashtë Kuvendit, Duma tha se nuk e njihte profilin e kandidatit, si dhe presidenti i duhej lënë opozitës

“Kam qenë kundër bojkoteve edhe në momentet më jetike të PD-së. Edhe në ato momente megjithë dyshimet që kam pasur, kam bërë kritikë ndaj bojkoteve. Institucionet kanë peshën e vet dhe për këtë arsye e vetmja gjë që nqa çon drejt një force politike serioze është të heqim dorë nga bojkotet.

Profilin e njoh pak individin Bega. Nuk kam asgjë për të thënë për të si personalitet. Ritmi i karrierave në ushtri ka një vlerësim të vetin. E di që ka shumë për të bërë që institucionet të jenë më demokratike. Presidenti i duhej lënë opozitës. Ne duhet ti japim peshë insituiconeve”, tha ajo.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *