Drejt Turqisë vetëm me letërnjoftim, 7 marrëveshjet e nënshkruara mes Erdogan dhe Vuçiç

Marrëveshja e parë, e lajmëruar nga Erdogan, është firmosja e protokollit mbi Amendamentet dhe Plotësimet e Marrëveshjes për Heqjen Reciproke të Vizave, nënshkruar në Beograd më 12 korrik 2010. Mes Serbisë dhe Turqisë u nënshkruan shtatë marrëveshje ndërshtetërore, protokolle dhe memorandume, mes ministrave të dy vendeve në prani të dy presidentëve Erdogan dhe Vuçiç.

Marrëveshja e parë, e lajmëruar nga Erdogan, është firmosja e protokollit mbi Amendamentet dhe Plotësimet e Marrëveshjes për Heqjen Reciproke të Vizave, nënshkruar në Beograd më 12 korrik 2010. Ndërkohë janë firmosur dhe disa protokolle dhe marrëveshje të tjera ndërmjet dy palëve ku përfshihet:

-Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e inovacionit në teknologjitë e avancuara

-Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e shuarjes së zjarreve në pyje

– Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Turqisë për bashkëpunim në fushën e mediave dhe komunikimit

– Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e administratës elektronike

– Protokolli i bashkëpunimit ndërmjet Radio Televizionit të Serbisë dhe Korporatës së Radiotelevizionit Turk

– Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e administrimit zgjedhor

Vizita dyditore e Erdogan në Serbi po zhvillohet në kuadrin e turit që ai po zhvillon në disa vende të Ballkanit ku pas Serbisë pritet të vizitojë Bosnje Hercegovinën dhe Kroacinë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *