Vdekja tragjike e 7-vjeçares Jonada Avdia në Himarë më 2 gusht, do të sjellë sërish ditën e sotme një protestë qytetare në Tiranë.
Protesta është lajmëruar se do të mbahet këtë të hënë para Ministrisë së Brendshme, në orën 19:30, nën moton “Drejtësi për Jonadën”. Vogëlushja e familjes Avdia humbi jetën ndërsa pushonte me prindërit në plazhin e Potamit në Himarë.
Ngjarja tragjike ndodhi kur skafi i komisarit Arjan Tase e përplasi dhe shkaktoi vdekjen e menjëhershme të 7-vjecares.
Burime për median bëjën me dije se protestuesit do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Kujtojmë se një protestë e tillë është mbajtur edhe ditën e premte nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti”. Protestuesit kanë mbajtur homazhe me qirinj e lule përpara Kryeministrisë.
Ndërkohë që demostruesit kanë vendosur një afat prej 72 orësh, ku kanë kërkuar nga Kryeministri Rama shkarkimin e dy ministrave dhe drejtorit, por duket se ky afat tashmë ka përfunduar. Protesta mbështetet edhe nga opozita.