“Drejtësia e Surrelit”/ Meta konfirmon pjesëmarrjen në protestën e 3 marsit: Çështja e vulës nuk është vetëm e PD-së

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se do të jetë në protestën e Partisë Demokratike më 3 mars, ditën që do të jepet vendimi për vulën e PD.

Në një komunikim për gazetarët, Meta tha se është në solidaritet me PD, pasi kjo çështje nuk është vetëm e demokratëve.

“Çështja e PD nuk është çështje e demokratëve, është e vetë demokracisë, e shpartallimit të grushtit të shtetit që është i nisur shumë herët, Rama-forma, ose drejtësia e Surrelit. Më 3 mars qytetarët të japin mesazhin që të mos bëhen bedela. Jemi në solidaritet të plotë me PD, patjetër!”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *