Chris LaCivita strategu i fushatësë së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit në një intervistë në Tv Klna ka treguar për rolin e tij në këtë fushatë.
“Këshilloj kandidatët. Flas me doktor Berishën. Diskutojmë për strategjinë, diskutojmë për mesazhin dhe rëndësinë e mesazhit dhe rëndësinë e të qenit aktiv në terren e të folurit me votuesit në mënyrë që të sigurohesh që njerëzit do të votojnë. Në Shtetet e Bashkuara, Edi Rama dilte dhe i thoshte njerëzve që mos të votonin. E bën diçka të tillë sepse nuk e përballon dot votën e qytetarëve. Po përpiqemi që t’i inkurajojmë njerëzit që të shkojnë të votojnë sepse ndjejmë që kjo do të ndihmojë doktor Berishën.”, thotë LaCivita.