Gjatë 24 orëve të fundit katër persona kanë rënë në pranga pasi u kapën duke drejtuar automjetet pa leje drejtimi.
Policia e Beratit ka arrestuar 36-vjeçarin S.L., banues në fshatin Kozare, 56-vjeçari H.M., 49-vjeçari Ç.K., bnues në Dimal dhe 41-vjeçari S.D., banues në Berat.
Njoftimi i policisë
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Policia Rrugore e Beratit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve dhe motomjeteve që shkelin rregullat e Kodit Rrugor dhe bëhen rrezik për aksidente.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë shtetasit S. L., 36 vjeç, banues në fshatin Kozare, Kuçovë, H. M., 56 vjeç, banues në fshatin Kozare, Kuçovë, Ç. K., 49 vjeç, banues në Dimal dhe S. D., 41 vjeç, banues në Berat, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet e tyre, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/