Drejtonte “Audin” nën efektin e drogës, arrestohet 31 vjeçar në Tiranë

Një 31-vjeçar me inicialet A.S., është arrestuar në Tiranë, pasi është evidentuar nga policia Rrugore, duke drejtuar automjetin e tij me shpejtësi të lartë.

Mësohet se në momentin e ndalimit drejtuesi i automjetit tip “Audi”, është konstatuar se drejtonte automjetin pa vendosur rripin e sigurimit.

Sakaq, i riu ka refuzuar t’ia paraqesë dokumentacionin e kërkuar nga policia.
Bëhet me dije se ai ka refuzuar edhe të bëjë testin e alkoolit, por me ndihmën e përforcimeve është neutralizuar dhe është dërguar në komisariatin e policisë nr.2 ku është testuar me aparatin drogë-testues dhe ka rezultuar se e drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

31 vjeçari akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ndër të tjera i është pezulluar leja e drejtimit për 24 muaj, duke i zbritur kështu 15 pikë nga leja e drejtimit, si dhe dhe iu vendos masa administrative 89.000 lekë të rinj, për shkeljen e nenit 185 “Drejtimi i mjetit nën efektin e lëndëve droguese”, të parashikuar nga Kodi Rrugor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *