Një modele braziliane është arrestuar nën dyshimin se ka udhëhequr narko-kartelin, për të cilin besohet se organizoi atentatin ndaj bashkëshortit të saj pas ahengut të organizuar me rastin e ditëlindjes së katërt të djalit të tyre.
Camila Marodin, modelja dhe influencuesja, u arrestua më 12 nëntor në qytetin bregdetar Matinjos në shtetin brazilian Parana. Burri i Camila-s, Ricardo Marodin, për të cilin policia fillimisht mendonte se ishte lideri i një karteli të dyshuar droge, thuhet se u qëllua për vdekje gjatë festës së ditëlindjes së djalit të tij më 7 nëntor.
Pas vdekjes së tij, Camila u tha autoriteteve se burri i saj nuk ishte i përfshirë në ndonjë aktivitet kriminal dhe pretendoi se vrasja ishte ndoshta një rast i identitetit të gabuar.
Por Camila tani është arrestuar si drejtuesja e dyshuar e kartelit dhe besohet të jetë e përfshirë në vrasjen e Ricardo-s, si dhe në vdekjen e dy ish-policëve.
Arrestimi i saj erdhi në kuadër të një operacioni të policisë ushtarake, ku u arrestuan edhe 14 tjerë si të dyshuar si anëtarë të narko-kartelit. Policia ushtarake shkoi në shtëpinë e Camilas në qytetin Pinhais, që të zbatojë urdhrin për arrestimin e saj, por kur mbërritën mësuan se ajo tashmë ishte larguar.
Ajo u kap më vonë teksa kthehej në shtëpi nga shtëpia e nënës së saj në Matinhos, ku policia gjeti një pistoletë Glock që ata besojnë se e fshehu atje për të shmangur dyshimet.
Zëdhënësi i policisë tha se arrestimi ishte planifikuar prej kohësh, dhe se janë detyruar ta realizojnë pas vdekjes së Rikardos dhe ish-policëve Tijago Sezar Karval dhe Giliermo Antonio da Kosta.
Policët ishin vrarë në rajonin e Kajurus, vetëm tri ditë pas vrasjes së Rikardit. Hetimet e policisë ushtarake kanë zgjatur rreth një vit para vdekjes së Rikardit dhe dy policëve.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/