5 persona humbën jetën në Bratislavë, pasi një makinë e drejtuar nga një 60 vjeçar i dehur përplasi një grup studentësh që ishin duke pritur në një stacion autobusi.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm sllovak, Roman Mikulec, i cili shprehet se 4 nga studentët humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një i pestë në spital.
Drejtuesi i mjetit u arrestua në flagrancë dhe rrezikon të marrë një dënim me 7-12 vjet burg për ngjarjen.
5 persona të tjerë mbetën të plagosur në këtë aksident, një prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike.