Drejtonte spitalin e Durrësit prej vitit 2018, jep dorëheqjen mjekja Nadire Jani

Mjekja e njohur Nadire Jani është larguar pak ditë më parë nga drejtimi i Spitalit Rajonal Durrës, post të cilin e mbante prej muajit maj 2018.

Pas një angazhimi prej disa dekadash si mjeke infeksioniste pranë spitalit të Durrësit, Jani u emërua në këtë post pas dorëheqjes së parevokueshme të Alban Ramohitajt.

Mjekja Jani shërben prej disa dekadash në spitalin e Durrësit, ku për një kohë të gjatë ka mbajtur postin e shefes së repartit infektiv. Ajo ka mbrojtur titullin Doktore Shkencash në fushën e mjekësisë.

Ndër të tjera ajo ka bërë një sërë specializimesh dhe trajnimesh si brenda vendit ashtu dhe jashtë tij, si dhe është trajnuar për menaxhim të sistemit shëndetësor të rrethit.

Në konkursin e zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë në muajin nëntor 2017, mjekja Jani u rendit e dyta mes 4 kandidatëve në garë, vetëm dy pikë larg nga vendi i parë që e fitoi Alban Ramohitaj.

Ndërkohë në vitet 2000-2004, Nadire Jani ka mbajtur postin e drejtoreshës së Shëndetit Publik në Durrës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *