Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ka deklaruar se në disa akse rrugore nuk do të ketë më policë rrugorë, pasi do të nisë monitorimi përmes Qendrës Kombëtare të Monitorimit
Berberi theksoi se janë duke u monitoruar me këtë mënyrë 200 km e para që përfshijnë akset Tiranë-Elbasan, Tiranë-Elbasan, Kashar-Rinas dhe Fier-Vlorë.
“Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut që do të bëjë monitorim me radarë të të gjitha akseve rrugore. Pjesë e qendrës do të jetë ARRSH, policia, emergjencat civile, ku në kohë reale do të vijë informacioni duke hequr policët nga rruga. Kemi nisur me 200 kilometrat e para, në akset Tiranë-Elbasan, Tiranë-Elbasan, Kashar-Rinas dhe Fier-Vlorë që do monitorohen dhe nuk do ketë më policë qarkullimi në këto akse, por do monitorohen nga qendra e monitorimi dhe kur ka një shkelje të vjen gjoba në shtëpi”, tha kreu i ARRSH. /Euronews.al