Gjatë javës së kaluar Kosova është goditur nga 7-8 tërmete me shkallë të ndryshme të rihterit. Në një intervistë për KTV, drejtori i Institutit Sizmik, Shemsi Mustafa ka deklaruar se në të ardhmen Kosova mund të goditet nga një tërmet me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit.
“Kjo tregon se në të kaluarën por edhe tani Kosova mund të goditet me një magnitudë prej 6.3 shkallë të rihterit, shqetësimi i qytetarëve është krijuar sepse të gjithë e dinë se një dekadë pasluftës kanë qenë disa ndërtime të kryera në mënyrë të egër, pa respektuar kriterin e ndërtimit”, ka thënë ai në KTV.
Së fundmi, ditën e dielë në Kosovë u ndjenë lëkundje toke me epiqendër 10 km në jug të Vitisë.
/Priza.al/