Ergys Verdho, drejtor i përgjithshëm i KESH, i ftuar në studion e “A2 Business”, deklaroi se “rritja e çmimit erdhi si nevojë e disiplinimit të të gjithë konsumatorëve për të kursyer energji”.
“Kjo rritje çmimi është për të disiplinuar atë fashë të cilët e shpërdorojnë energjinë. Mbi 800 kilovat quhet shpërdorim. Shpërdorimi i një sasie energjie që blihet me 10-fishin e asaj që subvencionon shteti është për t’u vlerësuar. Erdhi koha që të gjitha shtetet të bënin fushata për kursim dhe kjo është pjesë e një fushate ndërgjegjësimi për të gjithë ata që e shpërdorojnë energjinë”, tha Verdho.
Kur u pyet nëse mund të konsiderohet se 800 kilovat shpërdorim në dimër, Verdho u përgjigj: “96% e abonentëve janë ata që harxhojnë brenda fashës 800, 4% janë ata që harxhojnë mbi këtë normë”.
Por, sipas ekspertit të ekonomisë Pano Soko, tha se “qeveria e ka shumë të lehtë të shkojë te xhepat e konsumatorit dhe jo të rregullojë atë që nuk shkon brenda sistemit”./a2cnn