Drejtori i Postës Shqiptare, Shpat Kolgega i ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në Abc tha se është duke u diskutuar dërgimi i pakove me dron.
Kolgega tha se droni do të shmangë vonesat në dërgesa. Drejtori i Postës Shqiptare pohon se aktualisht janë testuar disa dronë.
“Duhet ti edukojmë njerëzit. Kur bëjnë porosi online duhet të vendosin emrin, mbiemrin, numrin e telefonit dhe adresën e saktë. Jemi në një fazë të avancuar.
Nëse dërgon një objekt në postën shqiptare në trekëndëshin Tiranë, Durrës, Elbasan, produkti të vjen menjëherë.
Po diskutohet dërgimi i pakove me dron. Droni është i komanduar dhe me sensorë. Sapo i kemi testuar. Droni shmang vonesat”, tha drejtori i Postës Shqiptare.