Drejtori i ri i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare është emëruar Erald Elezi.
Ai ka qenë më parë edhe drejtor i tregtimit dhe operimit në KESH, gjithashtu edhe Drejtori i Projekteve Strategjike në ARRSH.
Në vend të Erald Elezit ka qenë Erlind Sulo, i cili u largua pasi u emërua në krye të AKBN-së.