Nxënësit e shkollës Isa Boletini në Kamëz dhunohen nga drejtori i shkollës, Përparim Oka. Emisioni Fiks Fare transmetoi video ku duket qartë drejtori i shkollës i cili brenda në klasë dhunon me shpulla 3 nxënës.
Kjo video është dërguar nga një nxënëse që ka qenë prezent në atë orë mësimi. Ajo u tregon gazetarëve që drejtori dhunon nxënësit vazhdimisht edhe në zyrën e tij, sa herë i kap në korridore apo jashtë klase.
Gazetarët e Fiksit shkojnë në shkollën Isa Boletini në Kamëz ku kërkojnë që të flasin me drejtorin për këtë problem, por ky i fundit nuk pranon ti takojë me justifikimin se është i zënë me mbledhje.
Pavarësisht se gazetarët e prisnin për gati 1 orë drejtori u thotë që për çdo problem të drejtohen në Zyrën Vendore Arsimore Kamëz. Gazetarët shkojnë në ZVA dhe takojnë drejtoreshën e këtij institucioni, Albana Imerajn e cila pasi pa videon tha se sjellja e drejtorit është e papranueshme. Duke dënuar dhunën fizike dhe psikologjike drejtoresha do ngrejë komision për të marrë menjëherë masë kundrejt drejtorit të shkollës Isa Boletini. “Ne dënojmë fort dhunën verbale e jo më atë fizike, kjo është e papranueshme dhe do marrë masën e merituar” thotë znj.Imeraj.
Drejtori i shkollës rreh nxënësit, ZVA: Sjellje e papranueshme
Leave a comment