Drejtori i Urgjencës Kombëtare jep lajmin e mirë, tregon kur do jetë fundi i pandemisë

Fatmirësisht, gjatë ditëve të fundit është vënë re një ulje drastike e numrit të të infektuarve. Pacientët që kërkojnë ndihmë nga mjeku, gjithmonë janë edhe më të paktë në numër. Në këtë betejë e cila ka sjellë pasoja fatale, bluzat e bardha mbeten me shpresë se shumë shpejt do e mposhtim plotësisht koronavirusin. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i ftuar në ‘ABC-ja e mëngjesit’, tha se pranvera e vitit tjetër mund të shënojë edhe fundin e pandemisë.

“Unë mendoj që vera do të jetë e qetë për arsye të treguesve që kemi. Ne patëm një lockdown të menjëhershëm në mars. Ndërsa në qershor, mendoj që virusi ishte i dobët dhe ka infektuar shumë njerëz që e kanë kaluar shumë lehtë. Gjithashtu unë mendoj që Shqipëria dhe shqiptarët mund të kenë kaluar Sars-Cov-1.

Nuk mund të flasim saktësisht, por gjithashtu mendoj që kjo verë do të jetë e qetë, do të kemi një dimër bashkëjetues me virusin, dhe besoj që pranvera e vitit tjetër mund të sjellë fundin e saj.

Siç e shohim të paktën 400.000 mijë qytetarë janë vaksinuar, dhe mund të themi që jemi në një situatë të mirë të imunizimit”, tha Brataj.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *