Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili është emëruar në krye të IKMT-së, në vend të Dallëndyshe Bicit. Ky ndryshim, u bë për shkak të emërimit të Bicit në krye të Kadastrës, në vend të Artan Lames.
Ismaili ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe postin e drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, si dhe postin e nëndrejtorit të pastrimit të Parave.
Ismaili është diplomuar për Inxhinjer elektroteknik për energjitikën në vitet 1987-1992. Ai ka kryer master shkencor në Akademinë e Rendit për specialist i lartë policie në vitet 1997 – 2001 dhe më pas, ka kryer edhe studimet e larta për Drejtësi.