Drejtuesit e PS/ Veliaj rikonfirmohet në krye të Tiranës

Kryesia e Partisë Socialiste ka zgjedhur drejtuesit e rinj lokalë, të 58 degëve të PS-së në të gjithë vendin, ndërsa në 3 degë, konkretisht në bashkinë Has, Roskovec dhe Himarë, procesi për zgjedhjen e kryetarit do të përsëritet. Sipas Sekretarit Organizativ të Partisë Socialiste, Blendi Klosit, i cili bëri publike edhe emrat e rinj, zgjedhjet do të përsëriten sërish këtë muaj, pasi nuk u gjet një kandidaturë e përshtatshme.

Kryesia e PS-së ka rikonfirmuar sërish në krye të PS, Tiranë, kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili do të drejtojë kryeqytetin edhe 4 vitet e ardhshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *